Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 6:1 ndaj Olympiacos Piraeus, në ndeshjen e xhiros së tretë të kualifikimeve në Champions League në futboll.
Futbollisti Fermin Lopez ka realizuar dy gola në pjesën e parë, në minutën e 7-të e të 39-të.
Në fillim të pjesës së dytë skuadra greke ngushtoi rezultat me golin e futbollistit El Kaabi, i cili ishte i pagabueshëm nga penalltia.
Olympiacos mbetet pa një lojtar nga minuta e 57-të, u përjashtua Hezze pas dy kartonëve të verdhë.
Lamine Yamal (68), Rashford (74 e 79’) e Fermin Lopez (76’) – thellojnë fitoren në 6:1.
Barcelona renditet në vend të shtatë me 6 pikë e Olympiacos Piraeus në të 32-tin me 1.