Zbulohen tunele misterioze në Polini në kufirin bjellorus

- Bota Sot

Zbulohen tunele misterioze në Polini në kufirin bjellorus

Javën e kaluar, një tunel i gërmuar me dorë, 30 metra i gjatë dhe 1.8 metra i lartë, u zbulua në një pronë private në Kondratki, në kufirin me Bjellorusinë.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, deklaroi se kamerat dhe sensorët kishin zbuluar lëvizje nëntokësore.

Disa javë më parë, një tjetër tunel ishte zbuluar në një pikë tjetër përgjatë kufirit.

“Tre ose katër javë më parë, rojet kufitare zbuluan një infrastrukturë të ngjashme”, shtoi Ministri i Brendshëm polak.

Lufta Hibride

Që nga vera e vitit 2021, Varshava ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që dëshirojnë të arrijnë Evropën Perëndimore përmes kufirit bjellorus.

Polonia akuzon Rusinë se po zhvillon luftë hibride kundër saj, duke lejuar hyrjen e paligjshme të mijëra migrantëve afrikanë përmes Bjellorusisë.

“Presioni mbi kufirin lindor të Polonisë nuk është një migrim spontan i njerëzve që ikin nga vende të ndryshme. Më shumë se 90% e njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin polak kanë viza ruse “, ishte shprehur kryeministri polak Donald Tusk në vitin 2024, transmeton kp.

Sipas shtypit polak, për të monitoruar më mirë këtë kufi strategjik prej 206 kilometrash, Polonia ka investuar gati 30 milionë euro që nga viti 2024 për sensorë dhe kamera termike.

Në vitin 2025, rojet kufitare zbuluan më shumë se 26,700 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin polako-bjellorus.



Lexoni të gjitha në Bota Sot