Shëndeti i legjendës së Tiranës dhe futbollit shqiptar Agustin Kola ka marrë më të drejtë vëmendjen sportive, por jo vetëm, i cili prej ditësh ndodhet i shtruar në QSUNT dhe në gjendje aspak të mirë.
Për të dhënë më shumë informacione mbi gjendjen shëndetësor të Kolës, ka reaguar në rrjetet sociale gazetari i mirënjohur sportiv në vendin tonë, konkretisht Ervin Baku:
“Fola me Tinin pak më parë...
Lavdi zotit është më mirë, po stabilizohet.
E ka lënë reanimacionin dhe është në dhomë...Zoti t’rujtë legjendë, legjendë me plotë kuptimin e fjalës”.