Nuk pëlqehet nga Amorim, ylli i United kërkohet nga katër klubet angleze

- Bota Sot

Nuk pëlqehet nga Amorim, ylli i United kërkohet nga katër klubet angleze

Manchester United po përballet me një situatë të ndërlikuar në mesfushë, ndërsa një prej talenteve më të mëdhenj të klubit, Kobbie Mainoo, po shqyrton të ardhmen e tij.

Mesfushori 20-vjeçar, që sezonin e kaluar u konsiderua si një nga zbulimet më të rëndësishme të skuadrës, është gjetur në një rol dytësor që nga ardhja e trajnerit Ruben Amorim.

Tekniku portugez po përpiqet të imponojë filozofinë e tij te “Djajtë e Kuq”, por për disa lojtarë kjo periudhë përshtatjeje ka rezultuar e vështirë. Njëri prej tyre është pikërisht Mainoo, i cili në këtë fillim sezoni ka pasur më pak hapësira në krahasim me pritshmëritë.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, katër skuadra të Ligës Premier, Tottenham Hotspur, Newcastle United, Manchester City dhe Brentford po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit dhe mund të paraqesin oferta konkrete në afatin kalimtar të dimrit.

Ndërkohë lojtari pëlqehet edhe nga skuadra jashtë Anglisë si Roma, Napoli dhe Borussia Dortmund.

Mainoo mbetet një nga mesfushorët më të talentuar të brezit të ri anglez dhe synon të rikthejë formën e tij për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë në Kampionatin Botëror 2026.

Për këtë arsye, një largim i përkohshëm nga Old Trafford për të marrë më shumë minuta nuk përjashtohet.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm për interesimin që po rritet ndaj lojtarit dhe shpresojnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e tij pa rrezikuar ta humbasin një prej aseteve më të vlefshme të klubit për të ardhmen. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot