Bayern-i kontakton me Neuerin

- Bota Sot

Bayern-i kontakton me Neuerin

Manuel Neuer dhe Bayern-i i Mynihut është një histori e destinuar për të zgjatur për shumë kohë.

Portieri gjerman është kontaktuar prej drejtuesve të Bayern-it, të cilët i kanë ofruar rinovimin e kontratës aktuale edhe për një sezon tjetër.

Sipas medieve gjermane Neuer nuk u ka kthyer ende një përgjigje edhe pse tendenca flet qartë për një akord të ri. Sipas medieve gjermane tashmë Neuer ka në dorë fatin e vet pasi klubi ka bërë hapin e parë.

Nëse 39-vjeçari do të pranojë që të rinovojë atëherë palët do të shfrytëzojnë pushimet dimërore për të diskutuar për kushtet në akordin e ri, i cili mund të zyrtarizohet nga klubi në ditët e para të vitit të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot