Skuadra e Napolit pësoi humbje 6:2 ndaj PSV-së në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes e justifikoi këtë humbje, duke thënë se në skuadër ka nëntë lojtarë të rinj.
Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, nuk u pajtua assesi me deklaratën e Contes.
Ai thotë se vetëm një lojtar të ri e ka pasur në skuadër.
“Nëntë lojtarët e rinj të emëruar nga Conte nuk kanë të bëjnë fare me këtë humbje.
“Unë vetë ishte lojtar dhe e di shumë mirë sa i rëndësishëm është thelbi i ekipit. Conte mbajti katërmbëdhjetë lojtarë nga sezoni i kaluar.
Nuk e shoh problemin te nënshkrimet e reja. Por, më tregoni se kush nga lojtarët e rinj po luajnë, unë shoh veç Kevin De Bruyne”, u shpreh Boban.