Juventusit nis sondazhet me Spallettin, Tudor tani rrezikon shkarkimin

- Bota Sot

Juventusit nis sondazhet me Spallettin, Tudor tani rrezikon shkarkimin

Në ambientet e Juventusit po qarkullojnë zëra për një interes të mundshëm ndaj Luciano Spallettit, ish-trajnerit të Italisë dhe kampion me Napolin, por sipas raportimeve nga Italia, nuk ka pasur ende asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes palëve.

Burime pranë klubit bardhezi bëjnë me dije se drejtuesit kanë bërë një sondazh të kujdesshëm dhe të tërthortë për të kuptuar nëse Spalletti do të ishte i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës nëse do të ndodhte një shkarkim i Igor Tudor gjatë sezonit.

Megjithatë, asnjë bisedë konkrete apo negociatë nuk është hapur, dhe asnjë projekt apo kontratë nuk është diskutuar.

Për momentin, qëllimi i Juventusit është të mbështesë Tudorin dhe të shpresojë që ekipi të arrijë të rikthehet në rrugën e duhur. Një shkarkim i mundshëm i trajnerit kroat do të kishte kosto të larta financiare, pasi klubi do të duhej të vazhdonte t’i paguante atij dhe stafit të tij pagat deri në vitin 2027, me opsion edhe për një sezon shtesë.

Gjithashtu, bilanci i klubit është ende i ngarkuar me 5 milionë euro neto në sezon që duhen paguar për Thiago Mottën, trajnerin e mëparshëm, si dhe me shpenzimet për stafin e tij teknik.

Në këto kushte, një lëvizje e menjëhershme për Spallettin duket shumë e vështirë.

Për momentin, Tudor mbetet në stolin bardhezi, por presioni mbi të sa vjen e rritet, ndërsa drejtuesit monitorojnë situatën me kujdes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot