Modriçi thyen traditën

- Bota Sot

Modriçi thyen traditën

Sulmuesi i Milanit, Santiago Himenez, tregoi një anekdotë interesante rreth mbërritjes së Luka Modriçit në klubin e Milanos.

Futbollisti kroat refuzoi të këndonte.

Është traditë në Milano, por edhe në shumicën e klubeve, që një futbollisti i ri në klub, të këndojë një këngë para shokëve të ekipit, kur arrin në mjedisin e ri.

Mirëpo Modriçi e theu këtë traditë duke refuzuar të këndonte, por për t’u rregulluatr këtë çeshtjë, ai u premtoi të gjithë shokëve të ekipit një “iPhone” të ri.

Dhe këtë e bëri më vonë, dhe të gjithë futbollistët morën telefona të rinj nga mesfushori kroat.

“Çdo lojtar i Milanit ka një iPhone të ri. Modriç u dha të gjithëve nga një dhuratë.

Zakonisht lojtarët e rinj duhet të këndojnë, ky është zakoni.

Duhet ta bësh këtë para të gjithëve dhe kështu e fillon sfidën e re. Por Modriçi vendosi të mos këndonte, por në këmbim donte t’u jepte të gjithëve nga një telefon”, zbuloi Himenez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot