Napoli i këtij sezoni ka diçka që nuk shkon sepse numrat nuk gënjejnë kurrë.
Blerjet e reja, dëmtimet dhe ndryshimi i modulit kanë ndikuar në paraqitjet e dobta të ekipit kampan, por problemi më i madh duket se qëndron në atë që konsiderohet edhe si pika më e fortë e shoqërisë, Antonio Conte.
Numrat tregojnë se në Champions League, Conte kurrë nuk ka qenë i suksesshëm. Me Napolin në këtë kompeticion trajneri italian numëron dy humbje dhe një fitore në tre takime.
Takimet e tij në këtë kupë janë 45 ku numëron 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje. Mesatarja e pikëve për ndeshje është vetëm 1,38 për 90’.
Juventusi i Conte-s në Chmapions në 14 ndeshje numëron 6 fitore, 4 humbje dhe 4 barazime.
Me Chelsea-n italiani numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime. Ndërsa me Inter-in në 12 ndeshje ka marrë 3 fitore, 5 humbje dhe 4 barazime. Me Totthenam në 8 takime numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime.