Nëndrejtoria e Narkotikëve e Drejtorisë së Kundërmasave të Krimit të Organizuar në Greqi ka shkatërruar një organizatë narkotrafiku në zonën e Pireut.
Policia helene tha sot se arrestoi tre grekë të moshës 49, 46 dhe 40 vjeç, si anëtarë të organizatës, dhe një 22-vjeçar të huaj, i cili u gjet në një rrugë të Pireut me sasi kokaine, që e kishte blerë më parë nga 40-vjeçari.
Hetimi policor zbuloi se: 40-vjeçari vepronte si udhëheqës i organizatës, ndërkohë që koordinonte edhe veprimet e anëtarëve të tjerë, duke gjetur furnizues dhe klientë, duke marrë dhe ruajtur fitimet, si dhe duke ri-emërtuar dhe trafikuar drogë. Pjesa më e madhe e aktivitetit kryhej e kamufluar nëpërmjet dyqaneve të artit dhe ambienteve të tjera, informon “Protothema”.
49-vjeçari ishte përgjegjës për sigurimin e hapësirës për ruajtjen dhe fshehjen e armëve, drogës dhe fitimeve, duke përdorur një punishte riparimi motoçikletash dhe shtëpinë e tij si mbulesë dhe 46-vjeçari ishte përgjegjës për ruajtjen dhe transportimin e drogës, si dhe, kur ishte e përshtatshme, trafikimin e saj.
Vërehet se njëri prej të pandehurve është arrestuar në të kaluarën – ndër të tjera – për organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogën, ndërsa ndaj tij janë vendosur kushte kufizuese.
Në një kontroll të një shtëpie dhe një garazhi të përdorur nga banda, u gjetën dhe u sekuestruan:
-3,8 kilogramë kokainë
-845 gramë kanabis
-5 tableta “ECSTASY”
-pushkë
-49 fishekë