Juventus do të luajë sot në mbrëmje në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, një ndeshje delikate dhe e vështirë për bardhezinjtë. Sulmuesi Kephren Thuram foli për këtë përballje, që vjen në një moment delikat për skuadrën italiane, pas humbjes 0-2 në fushën e Como në kampionat.
“Biseduam dhe patëm një takim të shkurtër sepse menduam se ishte e rëndësishme të diskutonim se çfarë po ndodh. Kemi një trajner të shkëlqyer që beson tek ne dhe duam të bëjmë më mirë se kaq. Përgjegjësia jonë është të fitojmë”, u shpreh Thuram pak orë para ndeshjes me “los “blancos”.
Më tej, ai konfirmoi besimin ndaj trajnerit Igor Tudor: “Shumë njerëz flasin për trajnerin tonë, por ne kemi besim tek trajneri dhe duam të fitojmë çdo ndeshje.” Thuram foli edhe për përballjen me Kylian Mbappe, shokun i tij në kombëtare.
“E dimë që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyer, por jemi gjithashtu të fortë dhe duam të marrim një rezultat të shkëlqyer. Mbappé është më i miri dhe e dimë se çfarë lloj lojtari është.
Për mua, ai është më i miri në botë bazuar në atë që ka treguar në fillim të këtij sezoni”, shtoi Thuram.
Sulmuesi francez nuk dëshiron të mendojë për një sezon si ai i vitit të kaluar: “Nuk mund të luash me frikë dhe ne jemi të sigurtë sepse ka njerëz që besojnë tek ne. Ne nuk duhet të kemi frikë nga asgjë.”