Juventusi kërkon mrekullinë në “Santiago Bernabeo” ndaj Realit

- Bota Sot

Juventusi kërkon mrekullinë në “Santiago Bernabeo” ndaj Realit

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me një tjetër mbrëmje që premton gola dhe spektakël. Bayern Munich, që mbetet i pamposhtur në të gjitha kompeticionet, pret Club Brugge, i cili kërkon të reagojë pas humbjes së fundit ndaj bergamaskëve.

Atmosferë e veçantë pritet edhe në Londër, ku Chelsea përballet me Ajaxin, të dyja skuadrat në kërkim të pikëve të rëndësishme, sidomos holandezët pas një fillimi të vështirë në Europë.

Në të njëjtën orë, Eintracht Frankfurt dhe Liverpool kërkojnë të lënë pas humbjet e javës së kaluar, ndërsa Tottenham, me ecuri perfekte deri tani, udhëton drejt Monakos, që ka grumbulluar vetëm një pikë.

Një tjetër duel interesant është ai mes Sportingut dhe Marsejës, që pritet të jetë mjaft i balancuar.

Por ndeshja më e pritur e mbrëmjes zhvillohet në Santiago Bernabéu, ku Juventus përballet me Real Madridin. Bardhezinjtë, që vijnë pas humbjes së parë sezonale në Serie A ndaj Comos, kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe të tregojnë forcën e tyre në arenën evropiane.

Reali ndërkohë nga ana tjetër synon të marrë 3 pikët e radhës dhe të jetë moralisht sa më lart për El Clasicon që e pret të dielën ndaj Barcelonës. Një mbrëmje që nuk duhet humbur dhe ku spektakli duket i garantuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot