Pas ndeshjes USG–Inter 0-4, Fabio Capello i tha Cristian Chivu: “Flisni si një profesor, po bëni atë që bëra unë te Milani. Keni hyrë në kokën e lojtarëve, iu rikthyet vetëbesimin.
Kjo e juaja është një punë shumë psikologjike”. Chivu iu përgjigj: “Faleminderit për komplimentet, shpresoj të fitoj të paktën gjysmën e asaj që keni fituar ju”.
Në analizën për “Sky Sport”, Chivu tha: “Skuadra duhej ta rikthente besimin pas zhgënjimeve të fundit të sezonit të kaluar. Futbolli është i vështirë, sjell edhe gjëra negative.
Lojtarët kanë nevojë për besim, të kuptojnë se janë të aftë dhe të motivuar të punojnë fort.
Jam pjesë e një grupi fantastik, me shumë mundësi për përmirësim.
Më pëlqen kur janë të gatshëm të lënë mënjanë krenarinë personale dhe të punojnë për grupin”.