Të gjitha përballjet do të startojnë në orën 14:00

- Bota Sot

Të gjitha përballjet do të startojnë në orën 14:00

Kategoria e Dytë në fundjavë do të luajë ndeshjet e javës së 4-të të kampionatit. 10 ndeshje janë në program, të cilat do të zhvillohen të ndara në 2 ditë.

Të shtunën në fushë do të zbresin ekipet e grupi A.

Të gjitha përballjet do të startojnë në orën 14:00. Adriatiku do të presë Basanian, ndërsa Naftëtari do të luajë në transfertë ndaj Shirokës, teksa në transfertë do të luajë edhe Gramshi ndaj Besëlidhjes.

Gjithashtu interesante janë edhe sfidat Luzi – Sopoti dhe Veleçiku – Tërbuni, ndërkohë këtë javë fiton 3 pikët në tavolinë skuadra e Erzenit, pasi siç dihet Valbona është larguar nga gara.

Të dielën e gjithë skena do të merret nga skuadrat e grupit B, duele këto që do të vazhdojnë në orën 14:00. Partizani B do të luajë në transfertë ndaj Maliqit, ku do të synojë një tjetër 3 pikësh në kampionat.

Në shtëpi do të luajë Delvina, e cila prt Shkumbinin, ndërsa Butrinti luan në transfertë ndaj Eagle, teksa Bylis B gjithashtu luan në transfertë ndaj Tomorit dhe Devolli – Oriku është takimi tjetër i këtij grupi. Këtë javë Këcyra do të jetë pushim.

NDESHJET:

Grupi A:

Adriatiku – Basania

Shiroka – Lutëtari

Besëlidhja – Gramshi

Luzi – Sopoti

Veleçiku – Tërbuni

Grupi B:

Maliqi – Partizani B

Delvina – Shkumbini

Eagle – Butrinti

Tomori -  Bylis B

Devolli – Oriku



Lexoni të gjitha në Bota Sot