Kompany nuk do e ketë të lehtë me Bayernin

- Bota Sot

Kompany nuk do e ketë të lehtë me Bayernin

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Bruzh, Kompany, nuk ka shumë për të eksperimentuar me formacionin e tij titullar.

Nuk e ndihmon shumë fakti që Serxh Gnabri, i dëmtuar kundër Dortmundit, ka shumë pak gjasa të jetë i gatshëm për Ligën e Kampionëve.

Gjermani u ankua për probleme në muskuj gjatë stërvitjes përfundimtare para “Klasikes”, dhe pesë ditë më vonë ai ende po kufizohej me vrapime rreth fushës stërvitore.

Kështu që është e dyshimtë që Kompany do të rrezikojë shumë kundër bashkëkombësve të tij belgë, duke e lënë Gnabrin në stol në rastin më të mirë.

Kjo gjithashtu do të thotë që Nikolas Xhekson, i cili dha një paraqitje të dobët kundër Dortmundit, mund të startojë sërish në majë të sulmit. Ndërkohë, sulmuesi kryesor Herri Kejn mund të luajë sërish në rolin e numrit 10.



Lexoni të gjitha në Bota Sot