Tebas sulmon

- Bota Sot

Tebas sulmon

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas anulimit të ndeshjes Villarreal–Barcelona në Miami, për shkak të protestave të lojtarëve dhe tifozëve.

Ajo do të luhet sërish në Spanjë: “Futbolli spanjoll humbi një mundësi për të përparuar, për t’u projektuar në botë dhe për të forcuar të ardhmen e vet”.

Tebas kritikoi ashpër qëndrimet kundërshtuese: “Disa mbrojnë ‘traditën’ me një vizion provincial, ndërsa traditat e vërteta të futbollit europian po shkatërrohen nga institucionet që e qeverisin, duke dobësuar kampionatet kombëtare, motorin e industrisë së futbollit në Europë”.

Më pas, ai lëshoi një sulm të qartë ndaj Real Madridit, që kundërshtoi ndeshjen në SHBA: “Flitet për ‘integritet të garës’ nga ata që prej vitesh e vënë në dyshim atë integritet, duke ushtruar presione mbi arbitrat, institucionet dhe opinionin publik, duke përdorur median e politikën si armë sportive”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot