Bayern me një superbuxhet për merkaton e verës

- Bota Sot

Bayern me një superbuxhet për merkaton e verës

Bayern do të arkëtojë rreth 120 mln euro në verën e ardhshme me shitjen e disa lojtarëve. Një shifër tejet e lartë, që do të ndihmojë për përmirësimin e skuadrës me elemente të rinj.

I pari në listë është portieri Nubel. I transferuar në 2023, por i huazuar për dy sezone, gjermani nuk ka më vend në Mynih. Objektivi i tij ishte të bëhej titullar i skuadrës bavareze, por Bayern ka plane të tjera. Veterani Neuer pritet të rinovojë kontratën dhe Nubel do të shitet për 20 deri në 25 mln euro.

Kim është i larguari më i pritshëm në verë. Ai nuk ka treguar nivel të lartë në “Allianz Arena” dhe Bayern po dëgjon oferta për të. Gjermanët presin ta shesin për 40 mln euro.

Boey, një tjetër dështim në merkaton e Bayern, do të ketë fatin e paraardhësit të tij, Mazraoui. Francezi do të shitet për rreth 20 mln euro.

Palhinha, me 99% siguri, do të blihet përfundimisht nga Tottenham. Shifra është e paracaktuar në kontratën aktuale të huazimit: 30 mln euro.

Zaragoza gjithashtu do të shitet. Bayern nuk ka më durim me të. Spanjolli pritet të transferohet në La Liga për 10-12 mln euro.

Gjithsej, me këto 120 mln euro të arkëtuara (në plan), Bayern do të transferojë një qendërmbrojtës (Guehi ose Schloterbeck), një mbrojtës të djathtë (Livramento ose Malo Gusto), një mesfushor qendre (sepse Goretzka nuk pritet të rinovojë), një sulmues krahu (opsionale, është përmendur Malick Fofana) dhe një qendërsulmues (nëse Jackson nuk blihet përfundimisht për shkak të kostos).



Lexoni të gjitha në Bota Sot