Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, pas fitores 6-1 ndaj Olympiacos:
“Kemi një skuadër të shkëlqyer, me të cilën është kënaqësi të luash futboll.
Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, sidomos në pjesën e dytë.
Edhe pse kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe ritmin”.
Rashford shtoi se edhe pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta më e shpejtë, më e saktë.
Ai vlerësoi trajnerin Hansi Flick, duke theksuar se është “shumë kërkues dhe e konsideron intensitetin një element thelbësor”.
Sipas tij, Flick kërkon që skuadra të udhëhiqet gjithmonë nga synimi për të shënuar më shumë gola:
“Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjet kundërshtare, por kemi shumë lojtarë që shënojnë nga pozicione të ndryshme, ndaj goli është shqetësimi ynë më i vogël”.