Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë tronditës për klubin ukrainas të Metalist ku militojnë Rashica dhe Zabërgja.
Fushat dhe ambientet e Akademisë Metalist 1925 u dëmtuan nga bombardimet e ushtrisë ruse.
Dronët “Shahed” kanë dëmtuar fushën e stërvitjes që klubi ka marrë me qira nga Kolegji Profesional Olimpik Ivan Piddubny. Si rezultat, shpërtheu zjarri, i cili u vu shpejt nën kontroll.
Të gjithë studentët e Akademisë Metalist 1925, të cilët aktualisht studiojnë dhe stërviten në Kiev, ishin në strehim gjatë alarmit, kështu që askush prej 120 lojtarëve nuk u plagosën.
Aktualisht, Metalist 1925, së bashku me drejtuesit e kolegjit, po vlerëson dëmet e shkaktuara nga bombardimet dhe po planifikon të rikuperojë fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur.