Henry zgjedh tre favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

- Bota Sot

Henry zgjedh tre favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve

Pas fitores bindëse 4-0 të Arsenalit ndaj Atletico Madridit, sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry, ka zbuluar tre favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve 2025-2026.

Henry zgjodhi Arsenalin, Bayern Munchen dhe kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germain, si favoritët e këtij edicion në garën elitare evropiane për klube.

Skuadra e Mikel Artetës është një nga vetëm tre skuadrat me performancë maksimale pas tre raundeve të Ligës së Kampionëve, dhe Bayern dhe Real Madrid mund tu bashkohen atyre sonte.

Sezonin e kaluar, "Topçinjtë" u ndalën në gjysmëfinale nga kampionët e ardhshëm PSG, por Henry beson se ata mund të shkojnë deri në fund këtë vit.

Prezantuesja e CBS Sports, Kate Scott, zbuloi se Henry e sheh Arsenalin si një nga tre pretendentët kryesorë për titullin, së bashku me Bayernin dhe PSG-në.

"Thierry foli shumë mirë për Arsenalin dhe i vendosi ata së bashku me Bayernin dhe PSG-në si favoritë për garën", tha ajo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot