Mund të ndryshojë gjithë sezonin

- Bota Sot

Mund të ndryshojë gjithë sezonin

Liverpul mund t’i ofrojë njërit prej rivalit të tij më të madh një marreveshje shkëmbimi masive, që mund të ndryshojë krejtësisht sezonin e Arne Slot. Janë vetëm shtatë javë që nga mbyllja e merkatos së verës, një periudhë ku klubet më të mëdha në botë bënë disa transferime të rëndësishme.

Pas triumfit në Premier Ligë nën drejtimin e Slot në sezonin e tij të parë, Liverpuli ishte një nga shpenzuesit më të mëdhenj të verës, duke sjellë lojtarë si Florian Virc, Hugo Ekitike dhe Isak në “Anfield”.

Në total, “Reds” shpenzuan rreth 449 milionë paund, duke përfshirë bonuset e mundshme. Ndërkohë që Liverpulit dominuan fundin e merkatos, Real Madrid duket se fitoi fillimin e saj, duke nënshkruar lojtarë të mëdhenj, përfshirë ish-yllin e Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold.

Raportohet prej kohësh se madrilenët nuk do të ndalen me blerjen e lojtarëve të Liverpulitit, pasi janë lidhur fort me qendërmbrojtësin Ibrahima Konate, përpara përfundimit të kontratës së tij këtë sezon. Për të hapur hapësirë në pagat e lojtarëve, Real Madrid ka vendosur të mos rinovojë kontratën e Antonio Rudiger që skadon në korrik.

Megjithatë, Liverpuli mund t’u ofrojë një zgjidhje alternative, që do t’i lejonte Konates të largohej nga Madrid pa pagesë në janar.

Përveç Rudiger, një tjetër lojtar që duket se s’ka rënë në syrin e trajnerit Alonso është Eduardo Kamavinga, i cili raportohet se është “i mërzitur” për mënyrën se si është trajtuar që nga ardhja e spanjollit. Deri tani këtë sezon, mesfushori ka luajtur vetëm 141 minuta, duke krijuar zëra për një largim të mundshëm.

Nëse kjo ndodh, Liverpul mund të shfaqet si destinacioni i ri i mundshëm për francezin, duke krijuar mundësinë e një marreveshjeje shkëmbimi në janar ku të dy lojtarët, Kamavinga dhe Konate, do të ndryshonin skuadrat.

Nëse “Reds” nënshkruajnë kapitenin e Kristal Palas, Mark Guehi, në janar – pasi kishin qenë afër kësaj edhe në fund të merkatos së kaluar – do të kishte kuptim të lejojnë Konate të largohej, për të balancuar largimin e tij.

Për më tepër, përfshirja e Kamavinga mund të rezultojë në një marrëveshje transformuese për Slot, duke e përdorur francezin dy herë fituesin të Champions League si zëvendësim për MekAllister, i cili ka pasur vështirësi këtë sezon.



Lexoni të gjitha në Bota Sot