Ka ndërruar jetë ish futbollisti Adil Ajazaj.
I ndjeri ka qenë një kohë futbollist i skuadrës me renome Liria e Prizreni.
Ikja e hershme e tij në botën tjetër, në moshën 58- vjeçare, ka tronditur jo vetëm futbollin prizrenas.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Adil Ajazaj, ish-lojtar i FC Liria, i cili pas një sëmundjeje të rëndë u nda nga jeta në mërgim.
Adili ishte pjesë e gjeneratave të viteve ’80 të klubit tonë, ku si talent i ri iu bashkua ekipit të parë dhe la gjurmë me përkushtimin e tij për fanellën bardh e zi.
Në emër të FC Liria, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazaj, miqve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruan në faqen e Lirisë.