Pas rezultateve të luhatshme, Juventusi po vlerëson mundësinë e ndryshimit në pankinë.
Emri që ngroh më shumë ambientin bardhezi është ai i Luçiano Spaletit, ish-trajneri i Napolit dhe i kombëtares italiane.
Drejtuesit kanë bërë një sondazh të kujdesshëm për të kuptuar nëse ai do të ishte i gatshëm të pranojë një rikthim në Serie A, në rast se Igor Tudor largohet.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e lartë e trajnerit toskan, që te Napoli fitonte rreth gjashtë milionë euro në sezon.
Aktualisht, Juventusi shpreson që Tudor të përmirësojë rezultatet për të shmangur një tjetër revolucion në pankinë.
Sidoqoftë, nëse situata nuk ndryshon pas ndeshjeve ndaj Real Madridit dhe Lacios, drejtuesit mund të detyrohen të marrin vendime të shpejta. Nëse pista Spaletti dështon, alternativa më e mundshme mbetet Rafaele Paladino, një profil më i ri, me ide moderne dhe kosto më të ulët për klubin.