Rikthimi i mundshëm i Sandro Tonalit në Serie A duket gjithnjë e më larg.
Siç raportojnë mediet kryesore angleze, mesfushori italian ka rinovuar kontratën me Newcastle United, duke e zgjatur afatin e saj nga viti 2028 deri në 2029, me opsion rinovimi deri në vitin 2030 në favor të klubit.
Lajmi u bë publik vetëm në orët e fundit, por firma në marrëveshje ishte hedhur muaj më parë, gjatë periudhës së pezullimit të gjatë që Tonali vuajti për shkak të çështjes së basteve (nga tetori 2023 deri në gusht 2024).
Sipas burimeve britanike, rinovimi kishte për qëllim edhe përmirësimin e bilancit financiar të klubit, i cili nuk kishte mundur të llogariste në shërbimet e tij për gati 10 muaj.
Gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, Tonali kishte folur hapur për mundësinë e një kthimi në Serinë A, duke mos mbyllur derën për asnjë skuadër.
Juventusi ishte prej kohësh në ndjekje të tij, por përveç çmimit shumë të lartë të kartonit, që sipas raportimeve mund të arrijë deri në 150 milionë euro, tani duhet të përballet edhe me një kontratë afatgjatë që e blindon lojtarin në Premier League për disa vite të tjera.
Rinovimi konfirmon besimin e plotë të Newcastle ndaj mesfushorit italian, i cili pritet të luajë një rol kyç në projektin afatgjatë të klubit anglez.