Nesër në orën 18:45, Shkendija do të presë ekipin e Shelburne nga Republika e Irlandës, në kuadër të ndeshjes së xhiros së dytë të Conference League në futboll.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Futbollisti i kombëtares shqiptare që luan për Shkendijën e Tetovëss, Klisman Cake, beson se ekipi mund të fitojë edhe kundër Shelburne FC.
"Sigurisht, ky është tashmë një moment historik për Shkendijën dhe ne mezi e presim.
Pres mbështetje nga tifozët.
Kemi treguar se këtë sezon po luajmë mirë në Evropë, po shënojmë rezultate të mira dhe nesër do të futemi për tre pikët" - tha Cake.
"Një motiv plus për mua është se u ftova edhe në ekipin kombëtar të Shqipërisë, dhe e meritova këtë me lojërat e mira në Shkendijën”, tha Cake.