Otrant Olimpik e rrëzon Rudarin e Plevlës nga Kupa e Malit të Zi

- Bota Sot

Otrant Olimpik e rrëzon Rudarin e Plevlës nga Kupa e Malit të Zi

Dy skuadra shqiptare janë në çerekfinale të Kupës së Malit të Zi në futboll: Otrant Olimpik nga Ulqini dhe Deçiqi nga Tuzi.

Otrant Olimpik me president Skendo Rexha, e eliminuan Rudarin.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (1:1), ndërsa me penallti Otrant ishte më i suksesshëm duke fituar me rezultat 5:3. 

Skuadra nga Plevla avancoi me golin e Millan Ajdukoviq i cili shënoi në minutën e 14-të, dhe vendasit barazuan falë autogolit të Matej Sekuliq në minutën e 55-të.

Lideri i Ligës së Dytë, ishte më i suksesshëm me penallti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot