Drita gati për Omonia Nicosia, Pëllumbi: Presim një mbështetje të madhe

- Bota Sot

Drita gati për Omonia Nicosia, Pëllumbi: Presim një mbështetje të madhe

FC Drita do të kthehet të enjten në ndeshjet e Evropës ndaj Omonia Nicosia në kuadër të garave në Konferencë Ligë.

Një ditë para ndeshjes kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha do të jetë ndeshje e vështirë por ekipi është i super motivuar.

"Edhe gjatë stërvitjeve normal jemi munduar të gjejmë edhe pikat e forta dhe pikat e dobëta të kundërshtarit por ne jemi vendas ndeshja e parë që e luajmë në shtëpi dhe besoj që do jetë një mbështetje e madhe e tifozëve tanë sepse ajo do të jetë një motiv shtesë dhe shpresojë në një lojë të mirë pasi që mbështetja e tifozëve ngrit moralin.Duhet të luajmë shumë guximshëm të mos kemi frigë nga kundërshtari dhe ta respektojmë veten gjatë lojës", tha Ramadani.

"Ekipi ynë hyn për të shënuar ndoshta do të jetë gol i fitores, ndoshta sdo të ketë vlerë fare, por mund të jetë edhe gol i ndonjë barazimit, ne nuk dalim per të luajtur për të mos ta humbur takimin ne dalim për ta fituar takimin duke u bazuar ne karakterin e fortë të futbollistëve tanë.

Shpresojë ta mbajë portën tonë të paprekur dhe ti marrim tri pikët e tona të para", potencoi trajneri.

Ndërsa lojtari i FC Dritës, Jorgo Pëllumbi theksoi  normalisht kemi bërë analizat më parë, jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën  që ti ndalojmë dhe pse jo të fitojmë.

Normalisht presim një mbështetje të madhe prej tifozëve jo vetëm nga intelektualët por edhe nga tifozët e gjithë kombit sepse Drita nuk përfaqëson vetëm qytetin por gjithë kombin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot