Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Hanover të Gjermanisë, pas të shtënave me armë që u dëgjuan në një rrugë kryesore të qytetit.
Pas një konflikti mes dy grupeve personash, u përdorën armë zjarri.
Policia ka raportuar për disa të plagosur, ndërsa gjendja e tyre deri tani mbetet e paqartë. Deri më tani, një person është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 18:25 (me orën lokale), kur sipas dëshmisë së policisë, dy grupe u përfshinë në një përplasje, shkaqet e së cilës ende nuk janë të qarta.
Autoritetet në terren, ndërkohë që edhe njësia e hetimeve kriminale ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat dhe dokumentuar incidentin.