Ndeshjet e treta të Ligës së Kampioneve kanë dhënë një tablo paksa më të qartë se cilat janë skuadrat të cilat pretendojnë tetëshen e parë.
Për momentin, ecurinë perfekte në kompeticion e vazhdojnë pesë skuadra të cilat janë me pikë të plota pas 3 ndeshjeve.
PSG, Bajern Mynih, Inter, Arsenal dhe Real Madrid janë 5 skuadrat të cilat njohin vetëm fitore.
Pas tyre janë Mançester Siti dhe Borusia Dortmund me 7 pikë.
Ndërkohë jashtë fazës play-off për momentin është Juventusi, falë vetëm 2 pikëve në 3 ndeshje të luajtura.
Por jashtë mbeten edhe emra të tjerë të njohur, duke llogaritur se Ajaksi dhe Benfika për shembull, kanë regjistruar vetëm humbje në secilën ndeshje dhe mbyllin tabelën.