Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

- Bota Sot

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane vazhdon të shkruajë histori në futbollin europian.

Sulmuesi anglez, 32 vjeç, ishte përsëri protagonist në fitoren 4-0 të Bayern-it ndaj Club Brugge në Champions League, duke shënuar golin e dytë të takimit vetëm 14 minuta pas fillimit.

Ky ishte goli i tij i 20-të sezonal në të gjitha garat, një shifër që e arriti në vetëm 12 ndeshje, duke tejkaluar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, të cilët kishin nevojë për 17 dhe 13 ndeshje respektivisht për ta arritur këtë kuotë.

Kane po ndjek një tjetër rekord të rëndësishëm në Champions League: nëse shënon në ndeshjen e ardhshme kundër Paris Saint-Germain, do të barazojë shifrën e 25 golave në këtë kompeticion me fanellën e Bayern, rekord që mbahet nga Robert Lewandowski. Ai do ta arrinte këtë në vetëm 29 paraqitje, një më pak se polaku.

Po ashtu, kapiteni i Anglisë është pranë thyerjes së një rekordi anglez që i përket Wayne Rooney, i cili ka shënuar 25 gola në Champions për një klub të vetëm (Manchester United). Kane ka aktualisht 24 gola me Bayern dhe mund ta kalojë shifrën në dy javët e ardhshme.

Në total, ish-‘ylli’ i Tottenhamit ka shënuar tashmë mbi 100 gola për Bayernin në vetëm dy vite, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë numër në një ligë të “Top-5” europiane. Me 12 gola në 7 ndeshje të Bundesliga-s, ai është gjithashtu në rrugë për të thyer rekordin e golave në një sezon të vetëm të kampionatit gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot