Pas humbjes 1:0 ndaj Real Madridit në ‘Santiago Bernabeu’, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka theksuar se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo ndeshje.
Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, ai shprehu keqardhje për rezultatin, por lavdëroi angazhimin dhe karakterin e lojtarëve të tij në një nga stadiumet më të vështira të Evropës.
“Nuk është e lehtë të luash këtu, por ekipi tregoi karakter dhe dëshirë për të luftuar deri në fund,” tha Tudor.
Ai theksoi se ndonëse humbja është zhgënjyese, performanca e skuadrës ofron shpresa për të ardhmen.
“Nuk është një dështim total. Kemi treguar se mund të konkurrojmë me skuadra të mëdha,” shtoi ai.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi nga Jude Bellingham në minutën e 57-të, pas një aksioni të bukur të Vinicius Junior.
Kjo humbje e lë Juventusin pa fitore në tre ndeshjet e para të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, duke i vënë presion trajnerit Tudor.
Megjithatë, ai mbetet optimist dhe beson se skuadra është në rrugën e duhur për të dalë nga ky moment i vështirë.