Prishtina e Re - Malisheva dhe Ballkani - Gjilani luajnë të shtunën

- Bota Sot

Prishtina e Re - Malisheva dhe Ballkani - Gjilani luajnë të shtunën

FFK-ja ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Të shtunën dhe të dielen zhvillohen ndeshjet e javës së dhjetë në elitën e futbollit.

Prishtina e Re - Malisheva dhe Ballkani - Gjilani luajnë të shtunën nga ora 13:00.

Kurse nga ora 18:30, Prishtina e pret në “Fadil Vokrri”, skuadrën e Dukagjinit.

Të dielen zhvillohen edhe dy ndeshje tjera: Drita ndaj Ferizaj dhe Llapi ndaj Drenicës.

Të dyja nisin nga ora 13:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot