Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për supersfidën e fundjavës mes Napolit dhe Interit, që do të luhet të shtunën, në “Maradona”.
Sipas ish-trajnerit të Milanit dhe Romës, skuadra e Antonio Contes duhet të tregojë forcë psikologjike pas humbjes së rëndë në Eindhoven.
“Një ndeshje e tillë e Champions-it gjithmonë të lë diçka brenda – ka theksuar Capello për ‘Gazzetta dello Sport’ – ndaj çelësi është të shndërrosh atë energji negative në motivim.”
Nga ana tjetër, Interi i Cristian Chivu ndodhet në formë të shkëlqyer, i qetë dhe me lojtarë të menaxhuar në mënyrë perfekte pas fitores ndaj Union Saint-Gilloise.
“Napoli është në një moment delikat,” ka shtuar Capello, “dhe rreziku më i madh për ta është që pas gabimit të parë të humbin besimin.
Me një Inter kaq të fortë, kjo do të ishte shumë e rrezikshme”.