Pritjes 19-mujore për një pankinë të re i erdhi fundi. Rafa Benitez do të jetë tekniku i ri i klubit grek të Panathinaikos-it, i cili do të jetë ekipi i 17-të në karrierën e gjatë të 65-vjeçarit.
Sipas medieve greke Benitez ka gjetur akordin me Panathinaikos mbi një kontratë 2-vjeçare.
Momentalisht ekipi grek gjendet në vendin e shtatë të Super League-s greke falë nëntë pikëve të grumbulluara në gjashtë ndeshje.
Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf” kontrata e Benitez do të jetë një rekord më vete për kampionatin fqinj pasi presidenti i klubit, Giannis Alafouzos, ka bindur Benitez duke i ofruar plot 4 milionë euro në sezon.