Massimiliano Allegri komentoi polemikat e pas ndeshjes Milan-Fiorentina 2:1, të vendosur nga penalltia e kontestuar për kontaktin Parisi-Gimenez, që sipas AIA nuk duhej dhënë dhe as rishikuar nga VAR-i.
“Nuk ka asgjë të veçantë, këto gjëra kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin gjithmonë në futbollin italian. Janë vendime subjektive.
Kur janë kundër nesh, zemërohemi më shumë; kur janë pro nesh, jemi më të lumtur.
Me ritmin e sotëm në fushë, është e vështirë të vendosësh.
Sipas UEFA-s, 30-40 vite më parë një lojtar kishte 2 sekonda kohë për të menduar pas pasimit, sot ka vetëm gjysmë sekonde. Edhe fiziku ka ndryshuar, mesatarisht lojtarët janë 10 cm më të gjatë”, – tha Allegri.
Për Gimenez, pas akuzave për simulim, trajneri kuqezi u shpreh:
“Është stërvitur mirë, në formë të mirë dhe më i qetë. Do ta gjejë shpejt golin”. Sa i përket presionit te Milani, shtoi: “Nuk e di nëse ka maturitet, duhet ta tregojë kundër Pisa”.