Tirana sfidon kryesuesit në Shkodër

- Bota Sot

Tirana sfidon kryesuesit në Shkodër

Java e tetë e Abissnet Superiore prezantohet me njërën prej takimeve më të shumëpritura për sportdashësit në vend.

Në “Loro Boriçi” Vllaznia e vendit të parë pret Tiranën për të luajtur “klasiken” e famshme të futbollit vendas.

Mbi takimin, i cili vjen për publikun shqiptar nëpërmjet Rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar, doli ta komentuar përballë gazetarëve trajneri i Tiranës, Roberto Bordin.

“Kjo është skuadra ime dhe jam i lumtur për përmirësimin që kanë shfaqur, kam ardhur në një situatë të vështirë që të gjithë e dini, mundohemi dhe punojmë çdo ditë për ta  përmurësuar Tiranën në renditje. Edhe kritikat i japin një moral të lartë skuadrës, jemi kundër të gjithëve, mundohemi të shkojmë përpara”, tha Bordin.

Sa i përket rivalit, tekniku italian i bardhebluve tha: “Jemi përgatitur shumë mirë, sigurisht kemi një ndeshje me ekipin e parë në klasifikim dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë ndeshje në shtëpi për ata dhe ka rëndësinë e saj edhe kundër të parëve në klasifikim, por kemi marrë një fitore dhe barazim dy ndeshjet e fundit dhe do të tentojmë të bëjmë një performancë shumë të mirë”



Lexoni të gjitha në Bota Sot