Courtois shprehet kundër dhe i tregon arsyet

- Bota Sot

Courtois shprehet kundër dhe i tregon arsyet

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois doli kundër La Ligës dhe planit të tyre që disa ndeshje të zhvillohen në Miami.

Ai ndërkohë protestoi kundër ndeshjes së shumëpërfolur në mes Barcelonës dhe Villarrealit, e cila është paraparë të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipet elitare spanjolle organizuan protesta përgjatë 15-30 sekondave në fillim të ndeshjeve por ato nuk u transmetuan.

La Liga vendosi që ndeshjet t’i transmetonte prej sekondës së 31-të e tutje.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas tha se qëndrimet mendjengushta janë ato të cilat i kanë kushtuar futbollit spanjoll.

Portieri belg, në një intervistë për BeIn Sport tregon se përse është kundër që ndeshjet e kampionatit spanjoll të luhen jashtë Spanjës.

“Kjo e dëmton garën, në NBA ose në NFL çdo skuadër voton, por këtu La Liga vendos e vetme. Nuk e ka pajtimin e lojtarëve, nuk është konsultuar me ta. Me rregull, është paraparë që ne të luajmë si vendës dhe si mysafirë në Spanjë. E udhëtimi në Miami nuk është i njëjtë.

Të përballesh me Villarrealin në stadiumin e tij është shumë më vështirë (në krahasim me të luajturit në Miami)”, u shpreh ish-portieri i Atletico Madridit dhe i Chelseat.

Në të kaluarën, Superkupa e Spanjës ishte zhvilluar jashtë vendit, por nuk ka ndodhur që një ndeshje e La Ligas të luhet diku tjetër.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë apo do të anulohet përfundimisht vendimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot