Huijsen i gatshëm për “El Clasico”

- Bota Sot

Huijsen i gatshëm për “El Clasico”

Të dielen zhvillohet ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për javën e dhjetë në La Liga.

Skuadra e Xabi Alonsos ka marrë një lajm të mirë para kësaj ndeshje.

Mbrojtësi, Dean Huijsen është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dieles.

20-vjeçari ka munguar në dy ndeshje për ekipin spanjoll, për shkak të lëndimit muskolar.

Kujtojmë që ndeshja mes Realit dhe Barcelonës zhvillohet të dielen nga ora 16:15.



Lexoni të gjitha në Bota Sot