Dragusha: Shpresoj se Drita edhe sonte do të vazhdojë më lojën e mirë

- Bota Sot

Dragusha: Shpresoj se Drita edhe sonte do të vazhdojë më lojën e mirë

Pak minuta kanë mbetur deri tek fillimi i ndeshjes mes Dritës dhe Omonia-s së Qipros.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Drita pas barazimit të vlefshëm në ndeshjen e parë ndaj KUPS në Finlandë, do ta zhvillojë përballjen e parë në shtëpi në këtë garë prestigjioze.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani synon të marrë një rezultat pozitiv, pavarësisht faktit se skuadra qipriotë vlerësohet favorite në letër.

Muhamet Dragusha, trajner i njohur në futbollin kosovar mendon se dueli mes Dritës dhe Omonia, do të sjellë një sfidë të fortë dhe interesante. Ai thotë se skuadra qipriote është ekip i fortë, por Dragusha beson se Drita sonte do të bëjë paraqitje të mirë dhe do të marrë rezultat pozitiv.

“Jam i kënaqur me rrugëtimin e Dritës. Tri herë merr pjesë në Evropa, është kënaqësi dhe kjo e bën Dritën të veçantë në futbollin e Kosovës”, ka thënë Dragusha.

“Shpresoj se Drita edhe sonte do të vazhdojë më lojën e mirë.

Tash garon në grupet Ligës së Konferencës që është diçka e madhe. Sigurisht se sonte është një kundërshtarë i fortë. Kujtojmë se Omonia ka luajtur me Leipzing, pra bëhet fjalë për një skuadër të fortë.

Sonte nuk ka nevojë për motivim sepse vet gara tregon se ku luan. Nëse drita vazhdon më lojë të bukur besoj se mund të dal me rezultat pozitiv”, theksoi Dragusha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot