Drita barazon me ekipin qipriot

- Bota Sot

Drita barazon me ekipin qipriot

Drita ka barazuar me rezultat 1:1 me Omonia nga Qipro, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll.

Drita ka regjistruar barazimin e dytë në ndeshje në këtë garë.

Zhgënjyese ishte prfania e shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri”, mbi 1 mijë shikues.

Futbollisti Arb Manaj ka shënuar gol në minutën e 12-të.

Ai shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit, ku topi goditi shtyllën e poshtme të majtë dhe futet në rrjetë,

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 45+1.

Mbrojtja e Dritës nuk reagoi si duhet e futbollisti Giannis Masouras shënoi me kokë në portën e portierit Maloku.

Drita zë vendin e 21-të me 2 pikë e Omonia të 23-tin me 1 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot