Skuadra e Shkëndijes së Tetovës në frymën e fundit e ka mposhtur me rezultat 1:0 Shelbournen nga Republika e Irlandës, në takimin e xhiros së dytë të Conference League.
Fitore për mbamendje për ekipin e Shkëndijes, kampionin e Maqedonisë së Veriut.
Një lojë e mirë në stadiumin në Shkup dhe një fitore me plot meritë e ekipit shqiptar,
Futbollisti Barrett shënoi autogol në minutën e 90+2.
Shkëndija zë vendin e 19-të me 3 pikë e Shelbourne në të 25-tin me 1 sosh.