Dybala: Roma ishte e ngadaltë dhe pa vendosmëri

- Bota Sot

Dybala: Roma ishte e ngadaltë dhe pa vendosmëri

Paulo Dybala pranoi se Roma nuk tregoi as përqendrim as agresivitet në humbjen 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Europa League.

“E nisëm ndeshjen ngadalë dhe pësuam dy gola shumë shpejt. Nëse e nënvlerëson kundërshtarin, kjo ndodh. Nuk ka ndeshje të lehta në Evropë,” tha Dybala për Sky Sport Italia.

Argjentinasi shënoi nga penalltia, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e katërt të Romës në shtëpi këtë sezon.

“Nuk e patëm vendosmërinë e duhur. Gjatë javës përgatitemi mirë, por në ndeshje nuk e zbatojmë. Na mungoi agresiviteti,” shtoi ai.

Roma ka fituar vetëm një nga tre ndeshjet në grup, dhe tani rrezikon të humbasë kalimin në fazën tjetër.

“Duhet të analizojmë gabimet dhe të mendojmë pozitivisht. Nga ky moment mund të dalim vetëm duke luftuar fort,” përfundoi Dybala.



Lexoni të gjitha në Bota Sot