Napoli i pamposhtur në “Maradona” prej 14 ndeshjesh

- Bota Sot

Napoli i pamposhtur në “Maradona” prej 14 ndeshjesh

Napoli përgatitet për një sfidë vendimtare kundër Interit, me një objektiv të qartë: të rikthejë identitetin mbrojtës, dikur një nga më të fortët në Europë. Skuadra e Antonio Contes po përballet me një rënie të dukshme në fazën defensive, që ka vënë në alarm gjithë ambientin napolitan.

Që prej 22 shtatorit, ditës kur Napoli fitoi 3-2 ndaj Pisës, por tregoi shenjat e para të pasigurisë, skuadra ka pësuar 11 gola në pesë ndeshje mes kampionatit dhe Champions League. Tre humbje dhe dy disfata radhazi, kundër Torinos dhe PSV-së, kanë tronditur rëndë moralin e skuadrës.

Statistikat janë alarmante: në krahasim me sezonin e kaluar, kur Napoli kishte mbrojtjen më të mirë në Europë, këtë vit ekipi ka pësuar 16 gola në 10 ndeshje, plot 11 më shumë se në të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar.

Vetëm Juventusi, Monaco dhe Nottingham Forest kanë bërë më keq në këtë aspekt. Në Champions League, problemet janë edhe më të thella, 9 gola të pësuar në vetëm tre takime.

Sfida e radhës, nesër në “Diego Armando Maradona”, vjen kundër një Interi në formë të lartë, që ka sulmin më të frikshëm të Serie A me 18 gola në shtatë ndeshje. Për Conten, ky është testi më i vështirë deri tani.

Në përballjen e fundit në Napoli, Meret u mposht vetëm nga një goditje dënimi perfekte e Dimarcos, dhe që prej asaj ndeshjeje, skuadra ka ruajtur një seritë prej 14 ndeshjesh pa humbje në shtëpi (11 fitore dhe 3 barazime).



Lexoni të gjitha në Bota Sot