Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviç, mund të transferohet te Heidenheimi gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Ibrahimoviçi është huazuar nga Bayern Muncheni te skuadra tjetër gjermane, kjo e fundit tashmë e do kartonin e plotë të futbollistit.
19-vjeçari ka luajtuar shtatë ndeshje me Heidenheimin në Bundesliga dhe i ka impresionuar të gjithë atje.
Kujtojmë se futbollisti po kërkohet me ngulm edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje definitive nga ai. Kujtojmë se Arijoni luan te Gjermania U21..