Sulmuesi nuk ia del për superduelin me Interin

- Bota Sot

Sulmuesi nuk ia del për superduelin me Interin

Pas humbjes së rëndë në Champions League, Napoli kërkon të rilindë dhe të gjejë sërish identitetin e vet.

Trajneri Antonio Conte ka zgjedhur rrugën e dialogut të drejtpërdrejtë për të bashkuar grupin dhe për të rikthyer frymën e skuadrës.

Sfida kundër Interit, e cila pritet të luhet të dielën në mbrëmje, është parë si një pikë kthese për sezonin e Napolit. Conte ka kërkuar nga grupi përulësi, sakrificë dhe unitet, tre vlera që ai i konsideron thelbësore për të dalë nga kriza dhe për të rikthyer besimin e tifozëve të “Maradonës”.

Sipas raportimeve të Sky Sport, Rasmus Hojlund nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën kundër Interit. Sulmuesi danez, që mungoi edhe ndaj Torinos dhe PSV-së, nuk ka arritur të rikuperohet nga një lodhje muskulore që e ka mbajtur jashtë fushës për disa javë.

Një mungesë e rëndë për Conten, i cili e shihte 22-vjeçarin si pikatë e referencës në sulm, të aftë për t’i dhënë skuadrës thellësi, forcë fizike dhe besim ofensiv.

Pa një qendërsulmues të mirëfilltë, Napoli po vuan në realizim, duke u bërë shumë i varur nga shpërthimet e mesfushorëve. Përballë një Interi në formë të shkëlqyer, do të kërkohet një reagim i fortë emocional dhe taktik.



Lexoni të gjitha në Bota Sot