Trajneri i Realit nuk bën parashikime

- Bota Sot

Trajneri i Realit nuk bën parashikime

Një mendje të fitorja kundër Juventusit dhe gjysma tjetër tek El Kasko ka përzjerë mendimet e trajnerit të Realit të Madridit, Çabi Alonso.

Ai është paraqitur në një konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të sfiddët kundër Juventusit. Më parë i qeshur dhe i lumtur Çabi ka folur për meritat e skuadrës së tij.

Ai u ndje i lehtësuar nga fitorja e tij e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve dhe plot shpresë përpara El Clásicos, megjithëse performanca e Madridit ende nuk është magjepsëse.

Ai ka preferuar ta shohë gotën gjysmë plot dhe ishte veçanërisht i kënaqur me Xhud Belingam, i cili rifitoi formën e tij më të mirë në pjesën e dytë. Lajmi më i mirë i mundshëm përpara El Clásico-s.

“E dinim se do të ishte një ndeshje konkurruese. U përmirësuam dhe biseduam në pushim, dhe dolëm shumë mirë. Pas golit, erdhën momentet tona më të mira.

Dhe pastaj kemi një portier të shkëlqyer, i cili tregoi cilësinë e tij”. Dhe përveç portierit një vlerësim maksimal për Arda Gyler. “Arda është në proces të përmirësimit të gjithçkaje, sepse është 20 vjeç, sepse ka luajtur 25 ose 30 ndeshje për Madridin.

Ne duhet ta mbështesim Ardën, ai duhet të përmirësojë presionin e tij, vendimmarrjen e tij, por ai na jep shumë. Ai i jep shumë kuptim lojës. Jam shumë i lumtur me progresin e Ardës, por ne duam më shumë”.

Dhe në fund qershia mbi tortë, mendimi për sfidën me Barcelonën. “Është një ndeshje shumë domethënëse, duke pasur parasysh atë që përfshin.

Mendoj se jemi në një pozicion të mirë, duke pasur parasysh situatën aktuale, dhe mendoj se jemi në ngritje.

E dimë rëndësinë e së dielës dhe i kushtojmë rëndësi, por nuk po bëjmë ndonjë interpretim dramatik.

Është një ndeshje që është shënuar me të kuqe në kalendar, por për të cilën nuk kemi folur shumë.

Do të fillojmë të punojmë tani dhe do të flasim për të në konferencën për shtyp para ndeshjes të shtunën.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot