Yıldız ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A

- Bota Sot

Yıldız ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A

Real Madridi po përgatitet të bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh për talentin turk të Juventusit, Kenan Yıldız.

Sipas raportimeve nga Spanja, trajneri Xabi Alonso e ka identifikuar 20-vjeçarin si një nga përforcimet kryesore për projektin e tij te “Los Blancos” dhe është i gatshëm të bëjë sakrifica në skuadër për ta sjellë atë në Madrid.

Yıldız ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A me dy gola dhe katër asiste në dhjetë ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea-n, Arsenal-in dhe Manchester United-in.

Juventusi, nga ana e tij, po punon për rinovimin e kontratës së lojtarit deri në vitin 2030, me një rritje të ndjeshme page. Megjithatë, interesi i Real Madridit dhe dëshira e Alonsos për ta pasur në ekip e bëjnë të pasigurt të ardhmen e sulmuesit turk.



Lexoni të gjitha në Bota Sot