Kuqezinjtë presin në mbrëmje Pisën, në “San Siro”

- Bota Sot

Kuqezinjtë presin në mbrëmje Pisën, në “San Siro”

Milani do synojnë të marrë tre pikët sonte në mbrëmje, përballë një kundërshtari të lehtë në letër sic është Pisa.

Për trajnerin Allegri objektiv mbetet fitorja dhe grumbullimi I sa më shumë pikëve, për të zënë një vend në ligën e kampionëve.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, Milan do të presë në “San Siro” ekipin e Pizës, në ndeshjen e radhës të vlefshme për kampionatin italian të futbollit, Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri synojnë vetëm fitoren, për të ruajtur kreun e renditjes dhe për t’u shkëputur nga ndjekësit e afërt.

Një fitore sonte do t’i çonte ata katër pikë përpara rivalëve, të paktën përkohësisht, në pritje të sfidave Napoli–Inter dhe Sassuolo–Roma.

Në prag të ndeshjes, trajneri Allegri deklaroi se objektivi i skuadrës mbetet sigurimi i një vendi në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se “duhen të paktën 74 pikë për ta arritur këtë”.

Milani vjen në këtë sfidë pas fitores 2–1 ndaj Fiorentinës, e cila i riktheu në krye të tabelës. Në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, skuadra ka regjistruar gjashtë fitore dhe një barazim, duke ruajtur katër herë portën të paprekur.

Sa i përket formacionit, pritet të ketë disa ndryshime: Tomori do të pushojë, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë i riu De Ëinter, që do të debutojë në Serie A. Nkunku është rikuperuar dhe do të jetë në stol, ndërsa Loftus-Cheek mbetet jashtë për shkak lodhjeje. Në sulm, do të luajnë Leao dhe Gimenez, me Modric, Ricci dhe Fofana në mesfushë, ndërsa krahët do të jenë Bartesaghi dhe Saelemaekers.

Në anën tjetër, Pisa vjen ende në kërkim të fitores së parë të sezonit. Ekipi i drejtuar nga Alberto Gilardino barazoi pa gola me Veronën në fundjavën e kaluar dhe nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Skuadra toskane ka realizuar vetëm tre gola në këtë sezon të Serie A dhe i ka pësuar tri humbje radhazi në transfertë.

Lexoni të gjitha në Bota Sot