Bellaj pas humbjes së Vorës

- Bota Sot

Bellaj pas humbjes së Vorës

Vora u mposht nga Dinamo me rezultatin 0-2. Klubi që po luan sezonin e parë historik në Superiore u mposht në stadiumin “Arena e Demave”.

Trajneri Bellaj deklaroi pas ndeshjes:

“Megjithëse humbëm, prapë përgëzoj çunat për momentet që dolëm te loja jonë. Dinamo është Dinamo, kishin rotacione të shumta dhe zgjidhje.

Janë lojtarë që njihen me njëri-tjetrin.

U munduam t’i markojmë, t’i mbajmë larg zonës, por lojtarë si Bregu që bëjnë diferencën gjetën mundësinë.

Me korridore dhe duke bërë muret e shkurtra, për ta na vënë në rrezik.

Duke bërë rotacionet në qendër, jo më shumë presingu që bëjnë lart, por në mesfushë kemi humbur lojën sot. Çdo top që kalonte, çdo lojtar i Dinamos ishte i lirë. U detyruam të luajmë “man to man”. Këto rotacione na sollën problemin. E kishte më shumë në qarkullim Dinamo topin. Kishim rastin me Karricën, dy-tre krose dhe korne. U munduam, por kur luan me Dinamon dhe Egnatian duhet të shënosh me dy apo një rast që të jepet. Te penalltia mendoj se mbaroi gjithçka.

Gjithmonë në varësi të kundërshtarit, sidomos me ekipe konkurrente është pak më e vështirë. Na mungon shumë besimi, siç mungoi edhe me Dinamon. Gjithmonë punoj nga ana psikologjike. Thjesht duhet të jemi më të qetë dhe të marrim më shumë përsipër.

Dy herë në pjesën e dytë dolëm rrezikshëm. Dinamo nuk na la pasi markonin lart. Detyroheshim gjithmonë me topa të gjatë. Ishim të detyruar për të mbyllur korridoret e Dinamos.

Kjo ishte ajo që kishim menduar, me këto ekipe nuk dalin të gjitha, por jam i kënaqur sepse ne përpiqemi të bëjmë atë që themi. Nëse del dy herë me Dinamon, të paktën një herë duhet të shënosh”, u shpreh trajneri i Vorës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot