Dinamo ka marrë tre pikë të rëndësishme sot në fitoren 2-0 ndaj Vorës në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”.
Skuadra e Ilir Dajës, dominoi pjesën e parë ku krijoi raste të mira për shënim dhe ia doli të gjente golin me anë të Vilës vetëm në shtesën e saj.
Blutë kishin një ritëm më të ultë në pjesën e dytë, ku vendasit provuan pa shumë sukses të kundërpërgjigjeshin.
Por penalltia e shënuar nga Bregu i vendosi vulën ndeshjes duke i dhënë Dinamos tre pikë që vazhdojnë ecurinë e mirë të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.